Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka emëruar nëpunësin e lartë civil, Jean Castex si kryeministr të ri të vendit.

Vendimi është pjesë e një riorganizimi qeveritar.

Presidenti Macron premtoi një “rrugë të re” në një intervistë të botuar të premten.

Castex, 55 vjeç, ka shërbyer gjithashtu si president i Agjencisë Kombëtare të Sporteve në Francë dhe ka mbikëqyrur përgatitjet për Lojërat Olimpike të “Paris 2024”.

Pallati Elysee njoftoi emërimin më 3 korrik, vetëm disa orë pasi Edouard Philippe dha dorëheqjen si kryeministër.

Masa e Macronit për të rifreskuar qeverinë e tij, vjen pasi partia e tij shënoi humbje në zgjedhjet lokale./21Media