Macron i fton Kurtin e Vuçiqin në Paris, kryeministri: Jam i gatshëm, i kemi dy propozime në tavolinë

Kryeministri i Kosovës. Albin kurti, nesër do të niset për në Paris, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes, me ftesë të Presidentit Francez Emmanuel Macron.
Ai ka njoftuar se përveç punimeve dhe darkës përgjatë këtij forumi prestigjioz, ndoshta mund të ketë edhe një takim trilateral me Presidentin e Serbisë i cili po ashtu është ftuar atje.
Kurti do ta ketë me vete ekipin e tij gjashtëanëtarësh nga kryeministria.
“Jam i gatshëm sepse i përgatitur, dhe gjithnjë i interesuar, për dialog për marrëveshje, për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër”, ka thënë Kurti.
Tutje, Kurti ka theksuar se i kanë dy propozime në tavolinë. “Ai imi për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes i prezantuar në takimin e 18 gushtit 2022 në Bruksel, si dhe propozimi franko-gjerman që ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, i prezantuar nga emisarët Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne. Dialogu parimor me të tjerët, sundimi i ligjit njësoj për të gjithë, dhe, paqja e siguria në tërë territorin, shkojnë bashkë”, ka shkruar Kurti në Facebook./21Media

Back to top button