Macron pas sulmit në Vjenë: Ne nuk do të dorëzohemi
3 Nëntor 2020
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka reaguar pas sulmit tësë hënës mbrëma në Vjenë, me ç’rast është shprehur se ndan dhimbjen me popullin austriak.
“Pas Francës, një vend mik sulmohet. Kjo është Evropa jonë. Armiqtë tanë duhet të dinë me kë kanë të bëjnë. Ne nuk do të dorëzohemi.”, ka shkruar Macron ndër të tjera në Twiter.
Policia e Vjenës ka thënë se dy persona janë vrarë si pasojë e asaj që Ministri i Brendshëm austriak, Karl Nehammer, ka thënë se është “sulm terrorist” në qendër të qytetit. Zyrtarët policorë kanë thënë se një person është vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur, përfshirë një zyrtar policor. Një i dyshuar është qëlluar dhe është vrarë nga zyrtarët policorë, sipas policisë. Ministria e Brendshme ka thënë më herët se një sulmues ka vdekur dhe një tjetër është në arrati. Mirëpo, një zëdhënës ka thënë më vonë se të paktën një i dyshuar është dërguar në mbajtje pas incidentit.
Wir, Franzosen, teilen den Schock und die Trauer von der Österreicher nach einer Angriff in Wien. Nach Frankreich ist es ein befreundetes Land, das angegriffen wird. Dies ist unser Europa. Unsere Feinde müssen wissen, mit wem sie es zu tun haben. Wir werden nichts nachgeben.
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) November 2, 2020