Njeriu që vrau tre persona në një kishë franceze mbërriti vetëm ditë më parë nga Tunizia në Evropë.

I dyshuari, 21 vjeçar, kishte një dokument të Kryqit të Kuq Italian, lëshuar pasi ai arriti me një anije migrantësh në ishullin Lampedusa të Italisë muajin e kaluar. Ai u qëllua nga policia dhe tani është në një gjendje kritike.

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se ishte një “sulm terrorist islamik”.

Macron tha se numri i ushtarëve që po vendosen për të mbrojtur vendet publike, të tilla si kishat dhe shkollat do të rritet nga 3,000 në 7,000, transmeton rtv21.tv.

Prokurorët anti-terror kanë hapur një hetim dhe Franca ka ngritur alarmin e saj të sigurisë kombëtare në nivelin më të lartë.

Sulmi i së enjtes në qytetin jugor francez ka jehonë të një sulmi tjetër në fillim të këtij muaji pranë një shkolle në veri-perëndim të Parisit. Samuel Paty, një mësuesit, iu pre koka disa ditë pasi u tregoi karikaturave të diskutueshme të Profetit Muhamed disa nxënësve të tij.
Kjo vrasje ka rritur tensionet në Francë. Mbrojtja e Macron për të drejtën për të botuar karikaturat dhe përpjekjet e qeverisë për të goditur Islamin radikal kanë zemëruar Turqinë dhe vendet e tjera me shumicë myslimane.

I dyshuari në sulmin e Nices u dëgjua në mënyrë të përsëritur duke bërtitur “Allahu Akbar” (Zoti është më i madhi) para se të qëllohej nga policia.

Një Kuran, dy telefona dhe një thikë 30 cm u gjetën te sulmuesi, tha kryeprokurori anti-terrorist francez Jean-François Ricard.

“Ne gjithashtu gjetëm një çantë të lënë nga sulmuesi. Pranë kësaj çante ishin dy thika që nuk u përdorën në sulm”, shtoi ai.
Burimet e policisë e quajtën sulmuesin si Brahim Aouissaoui.

Duke folur pasi vizitoi Nice, Macron tha: Nëse na sulmojnë edhe një herë kjo është për vlerat tona: liria, për mundësinë në tokën tonë të besojmë lirisht dhe të mos lëshojmë asnjë frymë terrori. E them edhe një herë me qartësi të madhe sot: ne nuk do të dorëzojmë asgjë.

Dy sulme të tjera ndodhën të enjten, një në Francë dhe një në Arabinë Saudite.

Një burrë u qëllua për vdekje në Montfavet pranë qytetit jugor francez të Avignon pasi kërcënoi policinë me një pistoletë.

Një roje u sulmua jashtë konsullatës franceze në Jeddah në Arabinë Saudite. Një i dyshuar u arrestua dhe roja u dërgua në spital./21Media