Macron thyen rregullat e veta gjatë takimit me studentët

 

 

Presidenti Emmanuel Macron ka nxitur reagime të ashpra të opinionit në Francë, pasi një video e publikuar në Twitter e shfaq se si ai heq maskën mbrojtëse për pak sekonda derisa flet para studentëve.

Derisa po i adresohej të rinjve në kampin veror të universitetit Clermon-Ferrand në pjesën qendrore të Francës, lideri me sa duket kishte problem ta mbajë maskën, ku për një moment e hoqi për t’u kollitur sepse po e shqetësonte.

“Do të vendos një maskë më të hollë sepse më duket se kjo po absorbon gjithçka”, dëgjohet duke thënë i pari i Francës.

Back to top button