Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka shkruar letër urimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Macron ka shprehur gatishmërinë e shtetit të tij për ta mbështetur më tej Kosovën, duke njoftuar po ashtu që do ta ndihmojë Kosovën me 15 mijë teste antigjene për COVID-19.

“Franca qëndron përkrah shtetit tuaj për ta ndihmuar atë në përballimin e sfidave të saj, duke filluar me luftën kundër pandemisë. Franca së shpejti do t`i dorëzoj Kosovës 15 mijë teste antigjenike për t`u përgjigjur nevojave urgjente”, shkruhet në letren e Presidentit Macron.

Në letrën dërguar Osmanit, Macron ka përmendur edhe temën e dialogut Kosovë – Serbi, duke inkurajuar në vazhdimin e tij drejt një marrëveshje gjithpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme./21Media