Macroni u përgjigjet jelekverdhëve

Macroni u përgjigjet jelekverdhëve

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron u ka dhënë një përgjigje të shumëpritur “jelekverdhëve të Francës”, me premtime për ulje të taksës, pensione të larta dhe një reformë për shërbimin civil.

Protestat, nganjëherë të dhunshme, kanë filluar në nëntor të vitit të kaluar, pas kërkesës së Macronit për rritjen e taksës për karburante.

Sipas Macronit, kërkesat e protestuesve në thelb kanë qenë të drejta. Protestat kundër rritjes të çmimit të karburanteve – të destinuara për të financuar projekte ekologjike u përshkallëzuan në një kryengritje kombëtare, kundër asaj që protestuesit e shohin si padrejtësi ekonomike në Francë.

Masat e presidentit francez synojnë të heqin pakënaqësitë ndaj qeverisjes së tij edhe pse numri i protestuesve javët e fundit është ulur ndjeshëm./21Media