Maddison zbulon se çfarë i tha Guardiola pas ndeshjes

Pep Guardiola e pyeti James Maddison në lidhje me taktikat e Leicesterit në fitoren 1:0 të Manchester Cityt në stadiumin “King Power”, por tha më pas se ishte përgjegjësia e ekipit të tij të mposht kundërshtarët që duan të mbrohen.
Trajneri i Leicesterit, Brendan Rodgers, ndryshoi taktikat për ndeshjen e sotme, duke u mbrojtur me pesë lojtarë, si dhe duke sulmuar vetëm me kundërsulme.
Maddison, organizatori kryesorë i Leicester, u ndal nga Guardiola në fund të ndeshjes, ku trajneri spanjoll u pa duke i thënë diçka në vesh yllit anglez.
Pas ndeshjes, Maddison zbuloi se cilat ishin fjalët e Guardiolas.
“Ai më pyeti se pse unë nuk luajta gjatë tërë ndeshjes sikurse në 15’ minutat e fundit të takimit. Ai e kupton që nuk është aq e lehtë sa thuhet. Ai është një trajner i madh, me një skuadër të fortë kështu që gjithmonë do të jetë e vështirë”, tha Maddison.
Manchester City e mposhti sot Leicesterin me rezultat minimal 1:0, ku heroi i kampionit anglez ishte mesfushori Kevin De Bruyne.

Back to top button