Madonna bën tatuazhin e parë
9 Dhjetor 2020
Në moshën 62 vjeçare, këngëtarja me famë botërore Madonna ka vendosur që të bëjë tatuazhin e parë.
Tatuazhi i saj i parë është një dedikim për gjashtë personat e saj më të dashur.
Në kyçin e dorës, Madonna ka shkruar inicialet e gjashtë fëmijëve të saj: Lourdes, 24 vjeç, Rocco, 20, David, 15, Mercy, 14 dhe binjaket 8-vjeçare, Estere dhe Stella.
“Tatuazh për herë të parë”, ka shkruar Madonna krahas fotografive të publikuara në rrjetin social Instagram, ku shihet duke e bërë tatuazhin./21Media
View this post on Instagram