Këngëtarja amerikane, Madonna sot feston ditëlindjen e 62-të. Diva e zhanrit pop ndërtoi karrierën duke iu falënderuar zërit fantastik dhe spoteve ekscentrike, ajo u bë e njohur në të gjithë botën, shkruan rtv21.tv

Madonna u martua dy herë, martesa e parë ishte  me aktorin amerikan Sean Penn e cila zgjati katër vjet, (1985 në 1989) nga kjo martesë Madona nuk pasur fëmijë. Pas kësaj martese, Madonna ishte ishte e martuar me regjisorin britanik Guy Ritchie martesë e  cila zgjati tetë vite, (2000-2008).

Së bashku, ata kanë dy fëmijë biologjikë: vajza Lourdes Maria e lindur më 14 tetor 1996, dhe djalin Rocco John i lindur më 11 gusht 2000 .

Madonna përveç fëmijëve të saj biologjikë ka të adoptuar edhe katër fëmijë dy djemë dhe dy vajza të gjithë nga Malawi. David Banda dhe Mercy James të  dy nga 11 vjeç, si edhe motrat binjake 4- vjeçare Esther and Stella.

Ndryshe, Madonna Louise Ciccone nuk është e njohur veç si këngëtare, ajo është edhe kompozitore, aktore dhe sipërmarrëse e suksesshme.

Kujtojmë se, këtë javë u publikua remiksi i këngës “Levitating”, nga këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa në bashkëpunim me Madonnën dhe Missy Elliot. /21Media