Pritet që në 14 korrik mbesa e Donald Trump, Mary Trump të publikojë libër për xhaxhain e saj me titull “Si familja ime krijoi njeriun më të rrezikshëm në botë”.

Në mesin e shumë sekreteve, ajo ka treguar se Madonna refuzoi të dilte në një takim me  Trump-in, kur ai ishte një biznesmen i suksesshëm dhe jo president i SHBA-ve.

Sipas Mary Trump, të gjitha gratë që kanë refuzuar për t’i dalë në takim janë ofenduar nga presidenti. Për Madonnën ai ka thënë se e përtyp çamçakëzin në një mënyrë aspak tërheqëse.

Kujtojmë se sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë, është shprehur për librin se ka plot trillime dhe pretendime qesharake.