Shkak koronavirusi

Shkak koronavirusi

Madonna ka humbur tre persona të afërm brenda 24 orëve, shkaku i pandemisë.

Kushëriri i Madonna-s, vëllai i rojes së saj të sigurisë dhe drejtuesi i muzikës Orlando Puerta, i cili punoi në shumë prej këngëve të saj, janë viktimat e koronavirusit në SHBA.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja në rrjetet sociale.

Nuk kemi gjithmonë ditë të mira. Nuk kam fjetur fare mbrëmë dhe sot kam qenë e dërrmuar….Kam nevojë të dal nga trupi im”, ka shkruar ylli i muzikës në postimin e saj./21Media