Mesfushori kroat i Real Madridit, Luka Modriq raportohet se ka pranuar kushtet e reja të “mbretërve” për zgjatjen e kontratës.

Në bazë të asaj që raporton e përditshmja spanjolle “Marca”, thuhet se kroati do të nënshkruajë një rinovim që do ta mban në “Santiago Bernabeu” deri në vitin 2022.

Modriq është paraqitur 14 ndeshje në La Liga për “Los Blancos” këtë sezon, duke shënuar dy gola.

Luka Modriq me Real Madridin ka fituar çmimin e “Topit të Artë”.