Madridi synon dyshen e Premier Ligës

Real Madrid është duke kërkuar futbollist të kalibrit të lartë

Dy futbollistët e ligës angleze që janë cak kryesor I Zinedine Zidane janë portieri i Manchester United David de Gea, dhe anësori i Chelseas, belgu Eden Hazard.

David de Gea vitin e kaluar ishte shumë afër një transferimi tek Real Madrid, mirëpo gjithçka dështoi në minutat e fundit, por të bardhët nuk kanë hequr ende dorë nga spanjolli, dhe kërkojnë ta rikthejnë në vendlindje, shkruan rtv21.tv.

Hazard sipas Daily Mirror është futbollisti tjetër në planet e madrilienëve, dhe këta të fundit janë në gjëndje që të përfshijnë edhe sulmuesin Alvaro Morata në një marrëveshje për sigurimin e shërbimeve të tij./21Media

Back to top button