“Magdalena” me mbi 260 mijë klikime për 6 orë
17 Shkurt 2021
Tyna, Flori Mumajesi dhe Cricket kanë bashkuar forcat për të sjellë para publikut këngën “Magdalena”, së cilës i kanë realizuar edhe videoklip.
Artistët publikuan sot këtë projekt muzikor dhe për 6 orë kanë arritur të marrin mbi 260 mijë klikime, në YouTube.
“Magdalena” është një baladë e lehtë në zhanrin R&B. Muzika është realizuar nga producenti Cricket, ndërsa tekstin e kanë shkruar Tyna, Flori dhe Endrit Mumajesi.
Xhirimet e videoklipit janë kryer në Prishtinë nga produksioni Imagine Films./21Media