Magjia e futbollit bëhet realitet: Turneu i Trofeut Origjinal të FIFA World Cup nga Coca Cola mbërrin në Prishtinë!

Për herë të parë në historinë e futbollit kosovar, shteti ynë do të bëhet pjesë e Turneut të pestë të Trofeut të World Cup nga Coca Cola, si sponsor zyrtar i kësaj ngjarje.
Futbolldashës nga i gjithë vendi: GËZOHUNI!

Origjinali, i vetmi, Trofeu original i FIFA World Cup™ i tëri nga ari, përfundimisht do të jetë në vendin tonë. Të gjithë pasionantët e futbollit që kanë ëndërruar të shohin Trofeun, do të kenë mundësinë unike ta shohin ëndrrën e tyre në realitet më 20 maj, në Emerald Hotel në Prishtinë. Trofeu origjinal, i tëri nga ari, i FIFA World Cup™ që i dorëzohet kampionit botëror gjatë ceremonisë zyrtare, do të zbarkojë në qytetin e Prishtinës si pjesë e Turneut global të Trofeut të FIFA World Cup™.
Mbërritja e Trofeut së bashku me Ambasadorin e FIFA-s, Gilberto Silvan po ndodh në një kohë të përkryer – në kohën kur emocionet janë në pikun më të lartë përpara fillimit të FIFA World Cup™ në Qatar. Ky është Trofeu që do t’i dorëzohet kampionëve të ardhshëm të FIFA World Cup™ , ndërsa tifozët kosovarë do të kenë mundësinë të jenë dëshmitarë të magjisë së futbollit në jetë reale dhe të marrin një pamje ekskluzive të euforisë së FIFA World Cup™ in Qatar.

“Kjo është padyshim ngjarja e vitit, ku të gjithë tifozët e futbollit bëhen një dhe jetojnë magjinë e futbollit në jetën reale! Duke filluar nga Dubai, përmes Shkupit, Prishtinës e deri në Buenos Aires, Turneu i FIFA World Cup™ është momentumi që do të shpërfaqë magjinë e futbollit në të cilën ne të gjithë besojmë me kaq pasion dhe që mund të bëhet realitet vetëm nga Coca-Cola. Jemi të emocionuar që jemi pjesë e pikës së kthesës së historisë të futbollit kosovar, ku tifozët do të kenë mundësinë të shohin magjinë e futbollit duke ndodhur para tyre.” – tha Martin Atanasovski, Menaxher i lartë i markës Sparkling nga Kompania Coca-Cola.

Turneu i Trofeut të FIFA World Cup™ nga Coca-Cola do të udhëtojë në 54 kombëtare të futbollit duke mbuluar të gjitha konfederatat pjesëtare të FIFA-s. Spektakli i Trofeut të FIFA World Cup™, që do ta vendosë Kosovën edhe më shumë në hartën e futbollit botëror, do të fillojë nga ora 14:00 në ambientet e Emerald Hotel në Prishtinë.
Tifozët e futbollit që do të vizitojnë faqen e Coca-Colas do të kenë mundësinë të marrin ftesë për turneun e FIFA World Cup™, vetëm duke u regjistruar dhe aplikuar për përzgjedhjen e rastësishme të pjesëmarrësve.
Gjithashtu, tifozët e ftuar të përmes faqes së Coca-Colas do të kenë mundësinë e veçantë për të qenë pjesë e përvojës së mahnitshme të Turneut të Trofeut të FIFA World Cup™ në ngjarjen e madhe të hapjes, që ndodhë në ambientet e Emerald Hotel në Prishtinë, e përcjellur nga artistët “String-String”, si dhe shumë eksperienca unike të FIFA-s.

Turneu i Trofeut të FIFA World Cup™ nga Coca-Cola, përfshirë vizitën e Trofeut në vendin tonë, është planifikuar me kujdes dhe me efikasitet, për të optimizuar përdorimin e energjisë dhe reduktimin e emetimeve nga transporti, në mënyrë që të jetë udhëtimi më i qëndrueshëm deri më tani.
Për të përcjellë të gjitha njoftimet dhe detajet rreth Turneut të Trofeut të FIFA World Cup™ në Prishtinë, përcillni faqet Coca-Cola | Facebook dhe Coca-Cola Kosova.
 

Back to top button