Mund të duket e pabesueshme, por magjistari Ferizi e futi kërrabëzën nga faqja në gojë

Mund të duket e pabesueshme, por magjistari Ferizi e futi kërrabëzën nga faqja në gojë

Sonte në kuadër të emisionit ”Kojshia Show” të RTV21 e ftuar ishte Kampionja Evropiane e Fittnesit, Geta Beqa dhe magjistari, Ilir Ferizi me të cilët u bisedua për tema të ndryshme.

Geta Beqa tregoi që e ka studiuar Edukatën Fizike, masterin, që punon qe 7 vjet në fakultet dhe se është në përfundim të doktoraturës në Mal të Zi. Ajo tha se fitnesin e ka profesion, të cilin e ushtron për ta sfiduar veten në Evropë, derisa tregoi edhe shumë gjëra tjera rreth këtij sporti.

Ndërsa, magjistari Ilir Ferizi tha se po ka sukses që t’i shërojë njerëzit nga depresioni dhe stresi. Ai tregoi raste që ka shëruar njerëzit nga ankthi apo stresi, për të cilët tha se me vite kanë bërë kontrolle të ndryshme nëpër mjekë, e që te ai kanë pasur sukses me një seancë apo dy, shkruan rtv21.tv

Ndër të tjera Ferizi ilustroi edhe disa shembuj të tij si magjistar, por një që habiti dhe njëkohësisht e frikësoi edhe kampionen e fitnesit ishte rasti kur magjistari Ferizi e shpoi faqen me kërrabëz në emision. Këtë pjesë mund ta shihni nga minuta e 31-të.

Emisioni ”Kojshia Show” transmetohet çdo të diel nga ora 20:00 në RTV 21Plus./21Media