Këngëtari i njohur shqiptar, Mahmut Ferati sot foli rreth projektit të ri kushtuar gurbetqarëve. Ai u shpreh se ku ka shqiptarë ka gurbetqarë.

Ndër të tjera, Ferati në emisionin “Prite të Gjelbrën” në RTV21 tregoi se a e ka marrë malli për mbrëmje, ahengje etj. Këngëtari foli edhe për dasma, shkruan rtv21.tv

“Po na ka marrë malli kuptohet, se shumë mbrëmje na u anuluan që i patëm, duke filluar prej marsit atje që kenë, mandej në prill i kemi pasë do dasma. Plus tash i kemi dasmat, shumica kanë filluar veç po i kthejnë, dikush e mban ymydin që ndoshta do ta mbajë atë dasmën.”, u shpreh ndër të tjera këngëtari.

Sidoqoftë, Ferati shpreson ta kemi shëndetin.

Kujtojmë që, Mahmut Ferati më 06 qershor ka publikuar projektin “Lamtumirë gurbet”./21Media