Bayerni ka dështuar të rrëmbejë një fitore ndaj Mainzit për ta siguruar kështu edhe titullin e nëntë radhazi në Bundesligën gjermane.

Në xhiron e 31 të kampionatit gjermane, Bayerni u mposht me rezultat 2-1 nga skuadra e Mainzit.

Dy golat e Mainzit u realizuan brenda pjesës së parë nga Burkardt dhe Quaison, kurse golin e vetëm për bavarezët e realizoi Robert Lewandowski në minutat shtesë të takimit.

Bayerni ka 71 pikë në vendin e parë, i ndjekur nga RB Leipzigu me 61 pikë por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar derisa kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të Budesligës.