Majdanozi përmban nivele të larta të vitaminës K, vitaminë C dhe klorofil. Vitamina C ndihmon në ndriçimin e lëkurës tuaj dhe i jep asaj një shkëlqim të shëndetshëm dhe rrezatues. Si një antioksidant i fuqishëm, vitamina C parandalon shfaqjen e njollave të lëkurës dhe zbeh ato ekzistueset.

Për më tepër, majdanozi bën një punë të shkëlqyer dhe në eleminimin e toksinave nga sistemi juaj. Është gjithashtu një pastrues i shkëlqyeshëm i gjakut dhe rrit qarkullimin e tij në trupin tuaj. Përmirëson elasticitetin e enëve të gjakut, gjë që zvogëlon fryrjet e lëkurës. Majdanozi është gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i eugjenolit dhe vajrave të tjerë të paqëndrueshëm (të avullueshëm) që kanë veti qetësuese, anti-inflamatore dhe anti-bakteriale (thelbësore që lëkura jonë të mos iirritohet në periudha stresuese).

Përbërësit që duhet të bëni bashkë për të zbehur pamjen e rrathëve të zinj poshtë syve:

Çaj jeshil

majdanoz

ujë

Ja si:

Përgatisni një filxhan çaji jeshil e lëreni të ftohet.

Përdorni një lugë për të shtypur gjethet e majdazonit dhe hidhni dy lugë gjelle nga kjo erëz e freskët në filxhanin e çajit. Përziejeni mirë dhe lagni dy pambukë.

Vendosini këta të fundit nën sytë tuaj dhe lërini për dhjetë deri në pesëmbëdhjetë minuta.

Lëreni që lëkura juaj të thithë lëndët dhe mineralet e çajit jeshil e të majdanozit.

Shpëlani fytyrën me ujë të ftohtë.

Për rezultate më të mira, vendosni përzierjen në frigorifer para se të përdorni.