Majlinda feston ditëlindjen, Kuka ka disa fjalë për të

Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi sot feston ditëlindjen e 31-të.
Një urim të veçantë Majlinda e mori nga trajneri, Driton Kuka, i cili në rrjetet sociale e ka uruar atë me fjalët më të mira.
“Urime ditelindjen Majlinda!Gëzove popullin Shqiptar më shumë se kushdo tjetër pas çlirimit të vendit tonë! Legjendë e sportit Botëror”, ka shkruar Kuka ndër tjera në Facebook.
Kuka gjithashtu ka përmendur fitoret e Majlindes që i ka arritur gjatë karrierës.
“Dominoj Botën për afër 10 vite. Kampione 4 here Evropiane, Kampione 2 herë Botërore. Kampione Olimpike, krenar me ty”, ka shkruar Kuka.
Majlinda Kelmendi, vitin e kaluar zyrtarisht i ka dhënë fund karrierës së saj si xhudiste në një ceremoni të organizuar nga presidentja Vjosa Osmani.
Në Lojërat Olimpike Rio 2016, Kelmendi kishte fituar medalje të artë në xhudo, duke ia siguruar Kosovës medaljen e parë të këtij lloji.
Përgjatë karrierës së saj, ajo është shpallur kampione evropiane dhe botërore./21Media

Back to top button