Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Tel Aviv të Izraelit.

Në luftë për medalje të bronztë, xhudistja pejane është dashur të takohet me belgen Charline Van Snick. Por Van Snick nuk u paraqit në tatami për shkak të një lëndimi.

Paraprakisht, Majlinda kishte shënuar dy fitore ndaj gjermanes, Annika Wurfel dhe ruses Alesa Kuznetsova, kategoria deri në 52 kilogramë. Në gjysmëfinale u mposhtë nga Chelsie Giles e Britanisë së Madhe.

Krahas medaljes së bronztë, Kelmendi fitoi edhe 500 pikë olimpike për Lojërat Olimpike Tokyo 2020./21Media