Majlinda Kelmendi shpallet qytetare me merita të veçanta

1 min read

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar propozim – vendimin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit për shpalljen e Majlinda Kelmendit – qytetare me merita të vecanta.

Konsideruar kontributin që ajo e ka dhënë në promovimin e fushës së sportit në Kosovë dhe në promovimin e shtetit tonë në arenën ndërkombëtare, Majlinda Kelmendi merr statusin e qytetares me merita të veçanta dhe do të shpërblehet në vlerë prej 1,321.32 euro në muaj – vlerë e cila përkon me rrogën bruto të një ministri/e në Kosovë.

Kelmendi – me arritjet e saja në sportin e xhudos është shndërruar në ikonën e suksesit kosovar dhe është bërë shembull i shoqërisë tonë duke i thyer të gjitha tabut e vështirësive dhe sfidave në sport.

Gjatë karrierës së saj, ajo ka prekur majat e suksesit të sportit të xhudos në arenën ndërkombëtare, duke u shpallur Kampione e Botës për Junior, Fituese e disa Grand Slams, Kampione e Evropës, Kampione e Botës dhe Kampione Olimpike në Lojërat Olimpike Rio 2016./21Media