Majmunët mbajnë zi për humbjen e të vegjëlve të tyre ngjashëm me njerëzit, thonë shkencëtarët

 
Nënat primate të cilat përjetojnë vdekjen e të një të vogli të tyre, mbajnë zi për humbjen e tij kohë të gjatë, në raste me muaj të tërë. Ato këtë e dëshmojnë me bartje të trupit të pajetë të të voglit të tyre, thuhet sipas një studimi dedikuar majmunëve.
Këtë studim e bënë ekspertët nga University College London. Ata për të arritur në një përfundim lidhur me këtë studim, analizuan të dhënat e 409 raporteve për nënat primate, se si ato reagojnë me rastin e vdekjes së ndonjë fëmije të tyre. Ata këtë e kanë bërë me 50 lloje të tyre.
Bartjen e trupit të pajetë të të voglit e bëjnë 80 për qind e llojeve, kryesisht majmunët e mëdhenj dhe majmunët e quatur Old World.
Këto lloje është dëshmuar se bartin trupat e të vegjëlve me periudha edhe më të gjata në krahasim me të tjerë.
Më parë shkencëtarët kanë debatuar në lidhje me atë se deri në ç’masë primatët janë në dijeni për vdekjen e të vegjëlve të tyre, e ky studim sugjeron se nënat primate janë në dijeni për humbjen e tyre, apo ato mund të mësojnë edhe me kohën.
Ky ekip studiuesish gjatë këtij studimi po ashtu kuptuan se nënat e reja ka më shumë gjasa të bartin në duart kohë të gjatë të vegjlit e tyre të vdekur. Këtu përfshihet edhe lidhja e nënës që ka pasur me të voglin e saj.
Shkencëtarët nga University College London, në bazë të këtij studimi erdhën në përfundim se edhe primatët e përjetojnë vdekjen ngjashëm me njerëzit.
Ajo që ata nuk kuptojnë është nëse primatët e kuptojnë se vdekjet janë universale, nëse të gjitha kafshët vdesin.
Shkencëtarët po ashtu kanë analizuar edhe vdekjet e të vegjëlve të njeriut. Psh, nënat kur lindin fëmijë të vdekur përjetojnë depresion të ashpër.
Si përfundim del se në përgjithësi, lidhjet njerëzore shoqërore janë të njëjta me të primatëve në shumë mënyra. Kjo pasi që sipas studiuesve, përjetimet e vdekjeve që shohim sot te primatët, i kanë përjetuar në mënyrë të ngjashme edhe njerëzit e hershëm, por që gjatë evolucionit kjo ka ndryshuar.
Studimi i University College London në lidhje me vdekjet e të vegjëlve të primatëve u publikua në Proceedings of the Royal Society B: Biological Sciences./21Media

Back to top button