Majmunët kanë përfshirë rrugët e qytetit tajlandez, Lopburi. Kjo po ndodh si pasojë e mungesës së turistëve në këtë vend për shkak të pandemisë.

Para pandemisë, vendasit e atjeshëm kanë toleruar majmunët, edhe pse numri i tyre arrin në 6,000. Turistët i kanë qerasur zakonisht me ushqime të ndryshme, e tani, ata janë xhindosur sepse nuk kanë çfarë të hanë.

Kjo do të thotë se banorët e Lopburit tashmë kanë problem në kontrollimin e tyre.

Në këtë qytet, edhe një kinema e braktisur është bërë strehë e majmunëve, ku ata qëndrojnë e shumohen, e ajo më e frikshmja, sa here që atje pari kalon ndonjë njeri, ata e sulmojnë.

Këto specie të patrembura, kanë pushtuar edhe rrugët pranë tempullit të famshëm Prang Sam në qendër të Lopburit. Ata shihen kudo.

Majmunët nëpër rrugët e këtij qyteti po ashtu ua prishin dyert veturave. /21Media