Aksident në Durrës jashtë orarit të lëvizjes

Aksident në Durrës jashtë orarit të lëvizjes

Një aksident automobilistik është regjistruar këtë të dielë në Durrës, pranë zonës së plazhit.

Një makinë tip Benz me 5 persona brenda është përplasur me një autoambulancë, e cila po transportonte për në spital një të sëmurë.

Prej tyre vetëm njëri ka dëmtime në pjesën e fytyrës por është jashtë rrezikut për jetën.

Personeli mjekësor dhe i sëmuri që po transportohej nuk kanë asnjë lëndim.

Menjëherë është njoftuar një tjetër autoambulancë e cila ka shkuar në vendngjarje dhe ka transportuar të sëmurin dhe personat që gjendeshin në makinë.

Sipas informacioneve nga Ora News, makina tip Benz nuk kishte lejen e nevojshme për të qarkulluar, madje duke udhëtuar dhe me 5 persona në bord.