Një aksident rrugor është shënuar në aksin Lezhë-Milot, në fshatin Ishull, në Shqipëri, sot rreth orës 12:25 minuta.

Makina me drejtues shtetasin J.M.,ka aksidentuar mjetin motoçikletë me drejtues shtetasin M.Gj.,banues në fshatin Rrilë, Lezhë, i cili ka vdekur gjatë rrugës për në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.