Një makinë u përplas në një lokal pak orë para se të hapej për herë të parë pas katër muajsh karantine.

Pronarët e “Swan Inn” afër Ashford në Kent u zgjuan nga një “zhurmë e tmerrshme” rreth orës 02:00, ndërsa një Land Rover u përplas në ndërtesën Grade-II.

Qiradhënësi, Ray Perkins tha se ishte “i shqetësuar”, duke shtuar: Ne thjesht nuk e dimë pse kemi pasur fat të tillë.

Një djalë 17-vjeçar është arrestuar me dyshimin e vozitjes në ndikim të alkoolit. Ai bashkë me dy të tjerë u trajtuan në spital për lëndime të lehta, transmeton rtv21.tv.

“Kemi kaluar javë të tëra për përgatitjen e pijetores dhe tetë orë para se të hapim, ndodhi kjo. Sa fat i keq?”, u shpreh pronari i lokalit.

“Njëri nga këta adoleshentë është arrestuar me dyshimin se ka marrë një automjet pa pëlqim dhe ka vozitur në ndikim të alkoolit”, ka konfirmuar policia./21Media