Makinat së shpejti mund të komunikojnë me njëra-tjetrën duke përdorur 5G për tu njoftuar për rreziqet e mundshme, pretendojnë shkencëtarët.

Interneti i shpejtë mobil do të lejonte transmetimin e shpejtë të informacionit dhe mund t’i bënte shoferët e vetëdijshëm për rreziqet, transmeton rtv21.tv.

Disa prodhues të makinave tashmë janë duke integruar 5G në automjete, duke përfshirë si një mjet për të ndihmuar në gjenerimin e automjeteve vetë-drejtuese.

Ekspertët e Universitetit të Glasgow Caledonian (GCU) besojnë se lidhja me shpejtësi të lartë gjithashtu do të përmirësojë besueshmërinë dhe aftësinë e automjeteve deri në pikën ku ato do të jenë më të sigurta se makinat manuale që drejtohen sot.

Ekspertët parashikojnë se numri i aksidenteve në trafikun rrugor – i cili sipas Organizatës Botërore të Shëndetit përbën më shumë se 1.3 milion vdekje dhe deri në 50 milionë njerëz të lënduar në të gjithë botën çdo vit, do të bjerë në mënyrë drastike si rezultat i përdorimit të 5G./21Media