Makinën e merr uji, humbin jetën babë e bir

Reshjet e dendura të shiut kanë trazuar ujërat e Përroit të Thatë në Bogë të Malësisë së Madhe.
Dy persona kanë humbur jetën, pasi mjeti me të cilin udhëtonin e mori rrjedha e ujit, sipas Policisë atje.
Në mjet ishin tre persona, babai me vajzën dhe djalin.
Vajza u shpëtua nga ekipet emergjente, babai dhe djali u morën nga rrjedha e ujit.
“Në momentin që rrjedha e ujit ka marrë përpara automjetin që drejtohej nga shtetasi P. R., rreth 50 vjeç, vajza ka mundur të dalë dhe është ndihmuar nga një banor i zonës. Vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa babanë e vajzës dhe vëllanë e saj i ka marrë rrjedhja e ujit”, bëhet e ditur në njoftim./21Media

Back to top button