Malcom kujton kohën tek Barça

Malcom kujton kohën tek Barça

Ish-sulmuesi i Barcelonës Malcom është tallur me katalanasit, duke thënë se atje nuk stërviten normalisht.

Te Barcelona stërviteshim 40-50 minuta, ndoshta kjo ishte arsyeja se përse dëmtohesha shpesh“, është shprehur Malcom në një intervistë të dhënë së fundmi.

Malcom ishte pjesë e Barcelonës nga vera e vitit 2018 deri në 2019.

Sulmuesi u mor me bujë nga Bordeaux për 40 milionë euro, por nuk shfaqi asgjë në “Camp Nou”. Ai u shit vitin e shkuar për të njëjtën shumë te Zenit, aty ku luan aktualisht.