Paolo Maldini ka bërë të ditur se Milan po bën gjithçka për rinovimin me Zlatan Ibrahimovic.

Kur qëndron në fundin e kontratës së tij, Ibrahimovic lidhet me një largim të mundshëm nga Milan.

Ylli suedez akoma nuk ka vendosur firmën e tij mbi kontratën e re, por Paolo Maldini bën të ditur se suedezi është pjesë e rëndësishme e projekteve të Milan.

Ylli suedez akoma nuk ka vendosur firmën e tij mbi kontratën e re, por Paolo Maldini bën të ditur se suedezi është pjesë e rëndësishme e projekteve të Milan.

“Me gjithë sinqeritetin, Ibra është pjesë e projektit. Nuk do të jetë negocim i lehtë, por kemi synim ta mbajmë. Ne kemi shumë lojtarë të rinj që mund të rriten krah Ibrahimovic”, ishin fjalët e ikonës së Milan.