Mali më i lartë në botë Everest është 86 centimetra më i lartë sesa që ishte llogaritur më parë, kanë konfirmuar të martën Kina dhe Nepali.

Katmandu dhe Pekini kanë pasur dallime rreth lartësisë së saktë, por pasi secila palë ka dërguar nga një ekspeditë shkencëtarësh në majë, janë pajtuar se lartësia e tij zyrtare është 8 mijë e 848 metra e 86 centimetra, pak më e madhe sesa shifra e mëparshme e kontestuar.

Të dhënat janë ndarë bashkërisht gjatë një videoparaqitjeje të shefave të diplomacive të dy shteteve aziatike. Nepali më parë kurrë nuk kishte bërë vetë matje të lartësisë, duke përdorur të dhënën prej 8.848 metrash, matje e përafërt e kryer nga India në vitin 1954. Matja kishte përfshirë edhe shtresën e dëborës./21Media