Plot 20 dite pasi ringriti traun, Mali i Zi vendos rregulla të reja për të hyrë në territorin e tij.

Rritja e numrit të të infektuarve me Covid 19 në shumë shtete, ka bërë që qeveria malazeze të vendose kritere të reja për të shkelur në tokën e saj, duke i ndarë në 3 grupe kufizimet.

E gjitha kjo sipas autoriteteve bëhet për të garantuar jetën e qytetarëve të Malit të Zi përballë rrezikut të koronavirusit.

Prej të dielës në mesnatë për shqiptarët dhe kosovarët duhet testi negativ që të kalosh kufirin, duke i dhënë një goditje të fortë veçanerisht punëtorëve sezonal që nga Shkodra shkojnë në këto zona për të punuar./oranews