Instituti i Shëndetit Publik i Malit të Zi përfundoi analizën e 612 mostrave për koronavirusin e ri, ndër të cilat 98 rezultate ishin me COVID-19.

Autoritetet e Malit të Zi e kanë shpallur sërish epideminë e koronavirusit në tërë territorin e vendit. Njoftimi është bërë nga ana e qeverisë malazeze, transmeton rtv21.tv.

Sipas njoftimit maskat janë të detyrueshme, si në mjedise të hapura dhe të mbyllura

“Detyrimi përfshin gjithashtu fëmijë më të vjetër se shtatë vjet”, njoftoi Qeveria.

Zbatimi i masave filloi në mesnatë./21Media