Mali i Zi: Vazhdon përplasja në kishën e Cetinjes

Fronizimi i shpallur i Mitropolitit Joanikij të Malit të Zi dhe Bregdetit, nuk do të mbahet nesër në Cetinje.

Kete e konfirmuan sonte vonë agjencitë e lajmeve nga Podgorica. Agjencitë poashtu percollen edhe deklaratën e Patriarkut Porfirio se “Kisha Ortodokse Serbe nuk do të heqë dorë kurrë nga fronëzimi në manastirin e Cetinjes”.
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, deklaroi sonte se nuk beson që fronëzimi i Mitropolitit të ndodhë nesër ne Cetinje, sepse së pari duhet të zgjidhet statusi i Kishës Ortodokse në Mal të Zi.
“Unë mendoj se ka zgjidhje, por ne duhet të flasim si partnerë të barabartë, dhe jo të vazhdojmë me marrëdhënien e fyerjes, poshtërimit, nënçmimit, mosnjohjes, sepse atëherë nuk ka dialog dhe zgjidhje”, tha Gjukanoviq në një intervistë me Radio Televizioni i Malit të Zi(RTCG).
Duke komentuar ngjarjet e sotme në Cetinje, Gjukanoviq tha se “gjithçka që pritej ndodhi në Cetinje”./E.D.-21Media

Back to top button