Maliqi: Edhe nëse Serbia e njeh Kosovën, është e mundshme që Rusia të mos hap rrugën në OKB

Zhvendosja e diskutimeve rreth asociacionit nga ajo se “a duhet të formohet” në atë se “cilat duhet të jenë kushtet për formimin e këtij asociacioni” analisti politik Agon Maliqi i konsideron si hap përpara.
Në një intervistë për emisionin 21 drejtpërdrejt, Maliqi tha se Kosova nuk duhet të ketë frikë për të paraqitur versionin e saj se si e sheh zbatimin e kësaj marrëveshje.
Duke komentuar planin franko-gjerman i cili nuk përmban njohjen reciproke, ai tha se kjo marrëveshje nuk e zgjidhë problemin përfundimisht por nëse Kosova fiton njohjen e 5 vendeve të BE-së, marrëveshja do të arrinte rëndësinë e njohjes së drejtpërdrejt./21Media

Back to top button