Behar Maliqi pas përfundimit të kontratës me KF Llapin është larguar nga kjo skuadër. Lajmin e bëri të ditur vetë futbollisti përmes një postimi në Facebook.

“Ju njoftoj që nga sot nuk do të jem më pjesë e klubit KF Llapi.Falënderoi kryesinë, të gjithë trajnerët, dhe bashkë lojtarët. Një falënderim i veçantë shkon për tifozët e KF Llapit, për mbështetjen e dhënë gjatë kësaj kohe. Me respekt, Behar Maliqi”, ka shkruar Maliqi.

Ai sezoni e kaluar u paraqit në 27 ndeshje për Llapin ndërsa arriti të shënoi tri gola. /21Media