Maliqi: Po kërkohet një hap i parë i fillimit të formimit të Asociacionit

Analisti politik, Agon Maliqi, sot në “21Drejtpërdrejt” tha se Asociacioni tashmë është realitet juridik në Kosovë.
Sipas tij, ajo që shihet si insistim nga Bashkësia Ndërkombëtare është të paktën dhënia e disa shenjave se Kosova është e hapur ta shqyrtojë formimin e Asociacionit, qoftë si tha ai, edhe brenda kornizave të Kushtetutës.
“Pra përveç që është miratu në Kuvend dhe ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, i cili tregon se si duhet të krijohet, pra cilat janë, e udhëzon në një farë forme, e jep njëfarë udhëzimi se si duhet të krijohet ai. Pra, është njëfar detyrimi ligjor i Kosovës. Deri vonë pozita e Kosovës, përfshirë edhe  mandatin e Kryeministrit Hoti ka qenë që nuk ka marrëveshje as për Asociacionin, pas pasur marrëveshje për gjithçka. Mendoj se kjo akoma duhet të vlejë si pozicion negociues i Kosovës.”, tha Maliqi.
Ai tha se ky është një Asociacion padyshim që i shmang problemet dhe shqetësimet që i ka Kosova.
“Nuk e dimë sakt edhe çka po flitet prapa skenave, por është e qartë që po kërkohet njբ sinjal prej Kosovës që do të ketë interesim për të ecur me krijimin e statutit dhe ndoshta gjithsesi në fund të fundit edhe ai edhe fillimi i zbatimit në praktikë i Asociacionit gjithsesi duhet të ldihet me marrëveshjen përfundimtare, por po kërkohet ndoshta një hap i parë i fillimit të formimit të Asociacionit”, u shpreh Maliqi./21Media

Back to top button