Në Komunën e Malishevës deri më tani janë shëruar 75 persona të prekur me COVID-19 dhe ka mbetur vetëm edhe një rast aktiv. Edhe sot nga Komuna e Malishevës, nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, edhe sot ju ka bërë thirrje qytetarëve “për të vazhduar me kujdesin e shtuar në raport me pandeminë, të mbajnë maskat dhe dorëzat, të ruajnë distancën sociale, t’iu shmangen takimeve ku ka shumë njerëz dhe të vazhdojnë ti respektojnë rekomandimet dhe udhëzimet e institucioneve përgjegjëse shëndetësore, me qëllim të ruajtjes së shëndetit”.

“Gjendja aktuale me COVID-19, në Komunën e Malishevës është kjo: 77 të prekur me COVID-19, prej tyre 75 janë shëruar, një rast është aktiv dhe një rast i vdekjes”, thuhet në njoftimin e Komunës së Malishevës./21Media