Sonte është konfirmuar edhe një rast i prekur me koronavirus nga Komuna e Malishevës nga gjithsej tri mostra të marra, ndërsa dy kanë rezultuar negativ. Ky rast e rrit numrin në dy raste aktive me COVID-19 në territorin e Komunës së Malishevës.

Bazuar në të dhënat, personi i prekur është rast kontakti dhe është prekur në njërin nga spitalet vendore, gjatë qëndrimit me një familjar në spital.

“Shtabi komunal emergjent, edhe njëherë ju bën thirrje të gjithë qytetarëve, që të bëjnë kujdes të shtuar, të përdorin maska e dorëza, të mbajnë higjienën personale, të mbajnë distancën e nevojshme sociale dhe t’iu ikin kontakteve me rastet e dyshuara.”, thuhet në njoftimin e komunës.

Në komunën e Malishevës qysh prej fillimit të pandemisë u konfirmuan 80 të infektuar me koronavirus, prej tyre 76 u shëruan, 2 raste janë aktive dhe 2 raste kanë përfunduar me vdekje./21Media