Komuna e Malishevës vazhdon të mbetet e qetë sa i përket pandemisë me Covid-19, pasi nuk ka raste të reja të prekura dhe mbetet me zero raste. Edhe sonte në territorin e kësaj komune, nuk është regjistruar asnjë rast me virus dhe tani e disa e ditë, të gjitha testet e bëra për rastet e dyshuara, kanë dalë negative.

Megjithatë, nga kjo komunë bëjnë të ditur se situata pandemike në territorin e Komunës së Malishevës, vazhdon të monitorohet dhe menaxhohet nga shtabi komunal emergjent, në bashkëpunim të ngushtë me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovë (IKSHPK).

Virusi vazhdon të jetë aktiv në territorin e vendit tonë, prandaj ne si shtab komunal, vazhdojmë t’ju bëjmë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar dhe për zbatim të rekomandimeve të IKSHPK, për përdorimin e maskave, për mbajtje të higjienës dhe për shmangie të grumbullimeve të panevojshme të njerëzve, me qëllim të mospërhapjes së virusit korona”, ka thënë nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha.

Në këtë komunë të prekur me koronavirus ishin 77 persona, prej tyre 76 janë shëruar, ndërsa një person ka vdekur./21Media