Malisheva pritet të marrë edhe masa tjera

Malisheva pritet të marrë edhe masa tjera

Malisheva është një ndër komunat më të prekura me COVID-19 në Kosovë. Për shkak të parandalimit të përhapjes së mëtejme të pandemisë, Malisheva edhe sot ka vazhduar me dezinfektimin e objekteve dhe hapësirës së jashtme të këtyre rasteve të prekura me COVID-19.

“Gjatë ditës së stome janë dezinfektuar edhe dy objekte të këtyre rasteve, duke e përmbyllur ciklin e dezinfektimit të të gjitha rasteve të prekura deri më tani. Që nga fillimi i marrjes së masave parandaluese dhe masave tjera për luftimin e pandemisë së COVID-19, Komuna e Malishevës, disa herë ka bërë dezinfektim të hapësirave në qytetet, pastaj objektet e institucioneve, përfshi edhe objektet shëndetësore, si dhe me projektin humanitar të “Zona Park”, edhe shtëpitë e të prekurve. Përveç masës së dezinfektimit të deritanishëm, në ditët në vijim Komuna e Malishevës, pritet t’i shtoj këto masa parandaluese të dezinfektimit.”, thuhet në njoftimin e komunës.

Në Malishevë numri i përgjithshëm i të prekurve është 70, kurse 23 janë shëruar dhe 1 ka vdekur./21Media