Maloku: PSD iu kundërpërgjigj VV-së me të njëjtën monedhë

(Live Update)

Politologu Albinot Maloku sonte në „21 Drejtpërdrejt“ në RTV21 duke folur për videon e publikuar nga VV-ja ku kritkohen qeveritë e kaluara për keqeverisje tha se është mirë që subjektet politike opozitare reguan.
“Video ishte model i ngjashëm, nuk kishte diçka të re, kur themi model i ngjashëm është tentimi për të sulmuar me të njëjtën monedhë. Dhe është një rikujtim për të bëmat e kësaj qeverie… më e mira do të ishte që subjektet politike opozitare të reflektojnë, për arsye se Kurti nuk erdhi në Kosovë si pasojë që u prit nga qytetarët e Kosovës se ishte mrekullia vet, mirëpo ishte mbushur kupa me kritika, të bëma të Qeverive të kaluara”, tha ai.
Maloku u shpreh se për një vit e gjysmë nuk po bën ndryshim në ato çështje që janë më të ndishme.
“Për këtë periudhë nuk kemi asnjë njohje, asnjë anëtarësim në organizatat botërore”, tha ai.
Maloku po ashtu tha se nuk është pritë që Kosova të vijë në këtë deregje me një Qeveri me numrin historik më të madh të votave.

Maloku: Një vjet e gjysmë në Qeveri, nuk janë për t’u lavdëruar
Politologu Albinot Maloku tha se pesha e videos së publikuar nga VV-ja ku kritkohen qeveritë e kaluara për keqeverisje nuk është për të ngritur empatinë ose emocionin te votuesit siç ka ndodhë para 3 vjetësh.
“Këta që e prodhuan këtë video e kanë një mandat qeverisës, tani po bëhen 1 vit e gjysmë dhe nuk është se mundën me u lëvdu shumë me të gjitha ato akuza që janë bë”, tha Maloku në një intervistë për “21 Drejtpërdrejt” në RTV21.
Ai duke folur për videon e publikuar nga VV-ja tha se edhe estetikisht nuk ishte e pranueshme.
“Nxirret lideri si i veçanti, përdrisa e dijmë se në arenën politike në Kosovë i njëjti nuk është i ri në skenën politike dhe ka pase tangenca maksimale të bashkëpunimit me gati të gjithë liderët politike, përjashto kreun e PDK-së, Hashim Thaçi ose PDK-në si subjekt politik“, tha Maloku./21Media

Back to top button