Maloku: Qeveria, opozita, shoqëria civile, komuniteti mediatik, ai fetar e akademik, duhet bashkërisht ta ofrojnë alternativën e Asociacionit

Shkruan: Fadil Maloku

(Ndryshe; Modeli “franko- gjerman”, është si ai “shtrati i Prokrustit” *) të hanxhiut grek)

(*Sipas Mitologjisë greke, Prokrusti ishte një hanxhi që jetonte në Greqinë e lashtë. Ai strehonte në hanin e tij kalimtarë të rastit dhe kur vinte koha e gjumit përdorte për ta dy shtretër, njerin të shkurtër dhe tjetrin të gjatë. Natyrisht çdo bujtës që kalonte natën tek ai ishte ose më i gjatë ose më i shkurtër se shtretërit e tij. Kështu që më të gjatëve, u ofronte shtratin e shkurtër kurse më të shkurtërve të anasjelltin. Që t’i bënte njësh me shtratin, të gjetëve ua shkurtonte këmbët me sharë, ndërsa të shkurtëve ua tërhiqte fort gjymtyrët deri në këputje…)

Modeli i “dy Gjermanive”, e ka vetëm një defekt të vetëm! E ai është se; ky defekt sa është kardinal, është edhe fatal! Është kardinal, ngase, e asocon bashkimin e dy Gjermanive, si dy pjesë (gjermane tipike) të një (ish shteti e kombi) tërësie të njejtë që u bashkuan sêrish pas fiks 44 viteve vetmie e vuajtjeje; sociale, ekonomike, ideologjike e kulturore. Kurse, êshtë fatal, nga shkaku se ky model procesin e bashkimit kombëtar midis Shqipêrisë dhe Kosovës, lëre që e prolongon për dekada të tëra, por, egziston mundësia që edhe ta varros njëherë e përgjithëmonë. Ngase, askush s’e ka asnjë garancion të vetëm se çfarë konfigurimi; gjeopolitik, apo gjeostrategjik do marr jo vetëm Ballkani Perëndimor, por as i gjithë kontinenti i Evropes. Kështu që defekti kardinal dhe ai fatal, e kanë arsyen e dyshimit për t’u implementuar, madje edhe si ide, edhe si koncept, e edhe si synim e mundësi…
Pra, nëse bazohemi në këte analogji, i bie që; shanset për t’u “ribashkuar” (lexo; bashkëjetuar në ndërkohë dhe në një të ardhme, qoftë ajo e largët dhe hipotetike!) midis Kosoves dhe Serbisë, janë zero!? Janë zero, edhe për një arsye madhore, se në Marrëveshjen e Rambujes, janë dhënë ca garancione të parafinuara dhe të nënsgkruare, ku thuhet midis tjerash se; …Kosova, nuk do mund t’i bashkangjitet në një të ardhme të afërt (me vullnet të vetin, se me luftë s’dihet..) as Serbisë e as Shqipërisë.
Asociacioni, që po e lyp në vazhdimësi Serbia, e që duket se është gatuar diku në “kuzhinat” antishqiptare në Beograd, i përngjan “shtratit të Prokrustit”, ngase, fuqia e shtrirjes dhe rritjes së kompetencave (sipas këtij modelit gjerman) lë hapsirë pothuajse identike të interpretimit; si për qeverinë e Kosovës, ashtu edhe për ate të Serbisë. Ky model madje, përveç komponentës ushtarake që mungon(!) i ka pothuajse gjitha skicat e një kornize bazë që të lë për të dyshuar se në një të ardhme tē afërt, kjo krijesë centaur mund të “frymoj” de jure e de facto, edhe si një “Republikë e Kosovës dhe Metohisë”! ? Themi kështu, sepse shumë nga “paragrafet” e tij përveç formës “kreative” të interpretimit shumëformësh fshehin edhe djallëzinë e vetëorganizimit (që ka formë dhe përmbajte të identifikuar) dhe ate të vetëshkatërrimit (ku shkohet aq larg sa qē; vetëm vetës së tyre (dmth. Serbisë dhe “komunave serbe” në Kosovë) u jepet mandati dhe e “drejta e autoriteti” i zhbërjes së kësaj krijese “centaur”! Që s’nund të haset pothuajse askund as në praktikat e as në udhëzimet juridike në kontinent…

Back to top button