Takimi Thaçi-Abela

Takimi Thaçi-Abela

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pritur Ministrin e Punëve të Jashtme të Maltës, Carmelo Abela, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.

“Malta është ndër vendet e para që ka njohur Kosovën. Jemi mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme dhe e mirëpres thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror”, ka thënë presidenti Thaçi.

Edhe ministri i Jashtëm i Maltës ka theksuar se vendi i tij do të vazhdojë të përkrahë Kosovën në rrugën e integrimit evropian.

“Anëtarësimi në Bashkimin Evropian, në NATO dhe OKB janë aspirata të Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ministri i Punëve të Jashtme gjatë ditës është takuar edhe me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, me të cilin kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit ekonomik. Ministri Shala pas takimit ka thënë se me ministrin maltez janë dakorduar që marrëdhëniet e mira në aspektin politik me Maltën të shndërrohen edhe në aspektin ekonomik, për të rritur edhe shkëmbimet dhe investimet ndërmjet këtyre dy shteteve./21Media