Barka e vogël po fundosej në det

Barka e vogël po fundosej në det

Një grup prej 112 emigrantëve afrikanë janë shpëtuar nga një barkë që po përmbsej në afërsi të Maltës. Autoritetet e këtij shteti kanë dërguar emigrantët në Maltë, të pajisur me veshje të veçanta nga frika e koronavirusit.

Barka e vogël ishte parë nga divizoni i Maltës për kërkim dhe shpëtim. Në barkë gjendeshin disa femra dhe fëmijë. Forcat e armatosura malteze deklaruan se nacionaliteti i atyre në bord ende nuk dihet.

Të gjithë 112 emigrantëve iu janë bërë analizat mjekësore para se të hipnin në autobusë që të shkonin në qendrën e pranimit.

Malta ka pranuar në rritje të madhe të emigrantëve këtë vit. Rreth 1500 emigrantë kanë arritur atje deri në fillim të marsit, duke krahasuar me vitin e kaluar, ku gjatë gjithë vitit kishte 3.400 emigrantë.

Italia ishte një vend tjetër që kishte shënuar një rritje të madhe në numrin e emigrantëve, mirëpo kjo ka rënë pas shpërthimit të koronavirusit dhe krizës momentale në Itali, ku në muajin mars janë pranuar vetëm 43 emigrantë./21Media