Në rast largimi nga Barcelona, argjentinasi, 33 vjeç, Lionel Messi, Manchester Cityn e ka si zgjedhjen e tij të parë, pasi përpiqet të bëhet pjesë e një skuadre që vërtet mund të garojë për Ligën e Kampionëve.

Mënyra e parë për të kuptuar pozicionin e tij është që projekti i ri Ronald Koeman nuk e bën atë të ndjehet rehat; ai donte Xavin në krye. Sidoqoftë ish-kapiteni nuk dëshiron të kthehet në Barcelon derisa Bartomeu është president, përcjell portali rtv21.tv

Ai gjithashtu nuk e pëlqeu mënyrën se si klubi po shpërndan miqtë e tij; Suarez dhe Vidal, dhe mbase edhe Jordi Alba.

Ramon Planes tha se Barca po mundohet ta mbajë Messin, por fjalët e tij bien ndesh me lëvizjen e argjentinasit drejt City.

Klubi anglez është para ospioni i parë për Messin. Në radhë të parë sepse janë opsioni që atij i përshtatet më së miri dhe  City do ta bashkonte përsëri me Pep Guardiolën.

Barca nuk ka marrë asnjë ofertë zyrtare për lojtarin, diçka normale duke pasur parasysh situatën e kontratës dhe çështjen e klauzolës./21Media