Manchester United ka barazuar në shtëpi me Real Sociedadin me rezultat 0-0 në ndeshjen kthyese të Ligës së Evropës.

“Djajtë e Kuq” kanë kaluar tutje fal fitores së madhe me rezultat 4-0 në ndeshjen e parë.

United kishte raste të mira në pjesën e parë me Anthony Martial, Bruno Fernades dhe Daniel James, por pa sukses.

Në pjesën e dytë United gjeti goli në minutën e 63-të me Axel Tuanzebe, por që u anulua nga VAR . Rastin e fundit në ndeshjen e kishte Martial, por nuk shënoi.

Më këtë barazim, United kalon tutje me shumë lehtësi pas dy ndeshjeve.