Mbrojtësi anglez mbetet një objektiv i “Djajve të Kuq”

Mbrojtësi anglez mbetet një objektiv i “Djajve të Kuq”

Manchester United kërkon ta lërë pas krahëve sezonin negativ dhe të nisë të ndërtojë një skuadër që do të ketë më shumë sukses duke nisur nga edicioni tjetër.

Mbrojtja është reparti ku pritet të ketë investime më të mëdha nga Ole Gunnar Solskjaer i cili nuk është i kënaqur me punën që kanë bërë qendërmbrojtësit e tij deri më tani.

Objektivi i madh i “Djajve të Kuq” është mbrojtësi i Leicester Cityt, Harry Maguire të cilin United kishte tentuar ta transferonte edhe gjatë afatit kalimtar veror, por që “Dhelprat” nuk e lejuan largimin e tij.

ESPN raporton që Leicester kërkon 80 milionë funte për 26-vjeçarin, por United do të mundohet ta ulë çmimin, pasi mbetja jashtë Ligës së Kampionëve, ua pamundëson atyre të shpenzojnë shifra të mëdha parash.